Tesla në heshtje lanson Model Y më të lirë dhe më të ri për tregun amerikan
Tesla në heshtje e shtoi një variant të ri të Model Y në ueb-sajtin e saj për klientët amerikan. Çmimi i kësaj veture fillon nga 49,990 dollarë.
Quhet thjesht “Model Y”, në krahasim me “Model Y Long Range” çmim i të cilës fillon nga 52,990 dollarë dhe “Model Y Performance”, me çmim prej 56,990 dollarëve.
Ky Model Y shpejtësinë prej 0-96kmh (0-60mph) e arrin prej 5 sekondash, ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 217 kmh (135mph) dhe një interval të vlerësuar EPA prej 432 në 449 kilometra (269 deri në 279 milje), rrezja e parë e vozitjes arrihet nëse zgjidhni rrota me madhësi prej 20 inç, ndërsa e dyta nëse i përmbaheni madhësisë standarde prej 19 inç, shkruan Arena EV, transmeton Telegrafi.
Është një veturë elektrike me dy motorë me vozitje me të gjitha rrotat, megjithëse detajet e sakta në lidhje me fuqinë nuk janë bërë ende publike.
Mund ta porosisni në pesë ngjyra: Pearl White Multi-Coat ngjyrë e përfshirë në çmim, Midnight Silver Metallic ose Deep Blue Metallic prej 1,000 dollarëve shtesë, Solid Black 1,500 dollarë, ose Red Multi-Coat prej 2,000 dollarëve.
Si gjithmonë, ju mund të blini Autopilotin e Përmirësuar për një shtesë prej 6,000 dollarëve, ndërsa “Aftësia e plotë e vetëdrejtimit” që nuk është aspak e tillë do të kushtoj 15,000 dollarë.
Nëse porositni një Model Y të ri në SHBA tani, Tesla vlerëson se ajo do të dorëzohet ose deri në fund të këtij muaji ose gjatë majit. Disa njerëz po spekulojnë se ky version mund të përdorë bateritë “4680”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit