Range Rover tani ka një model të ri të quajtur Range Rover SV Burford Edition.
SV Burford thuhet se “përfaqëson kulmin e personalizimit të markës”.
Bëhet e ditur se për zhvillimin e këtij modeli, marka britanike është frymëzuar nga qyteti i Burfordit të Cotwolds, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky model vjen me një motor V8 me 4.4 litërsh me turbo të dyfishtë dhe prodhon 606 kuaj fuqi. Gjithashtu, varianti i ri mund të kap një shpejtësi maksimale prej 260 km/h.
Fuqia i dërgohet të gjitha rrotave dhe kalon përmes transmisionit automatik me tetë shpejtësi.
Ajo që e dallon Burford prej veturave tjera luksoze është ngjyra e jashtme Aether Grey dhe ajo e brendshme e hirtë e lehtë.
“Edicioni Burford bazohet në ekskluzivitetin dhe luksin e Range Rover dhe Cotswolds si një nga vendet më të bukura në Mbretërinë e Bashkuar”, tha drejtori menaxhues i markës, Patrick McGillycuddy.
Ndryshe, ekskluziviteti i Burford është siguruar me vetëm 10 njësi të cilat do të prodhohen.
Për sa i përket çmimit, prodhuesi nuk ka njoftuar ende, por thuhet se lehtësisht mund të thyejë shifrën e 200 mijë eurove. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit