LAJMI I FUNDIT:

Tesla mund ta sjellë makinën pickup më herët se që është pritur

Tesla mund ta sjellë makinën pickup më herët se që është pritur

Sipas Elon Musk, mund ta shohim brenda një kohe të shkurtër

Duket se nuk kalon asnjë ditë, që Elon Musk i cili është drejtuesi kryesor në Tesla, që nuk bën ndonjë pretendim në Twitter, duke i bërë të gjithë të mendojnë se çfarë deshi të thoshte, transmeton Telegrafi.


Nëse është duke dashur ta mbajë vëmendjen te Tesla, dëshiron të tregojë investitorëve se po vinë modele të reja, apo janë vetëm shprehi të tij, këtë vetëm ai e di.

“Ka ndonjë përditësim, lidhur me makinën pickup që do të sjellë Tesla, sepse po presim me padurim” ka qenë një pyetje, të cilës Musk i është përgjigjur me shpejtësi. Sipas tij, punimet janë në përfundim, derisa magjia mund të ndodhë brenda tre muajve.

Këtë makinë që do të rivalizojë me Ford F-150 dhe disa modele nga Porsche, Tesla pritet ta sjellë shumë më herët se që është pritur, derisa ka mundësi ta shohim në tetor, me disa makina tjera. /Telegrafi/