LAJMI I FUNDIT:

Tesla dhe Zoom njoftojnë bashkëpunimin e tyre për video-konferenca brenda automjeteve

Tesla dhe Zoom njoftojnë bashkëpunimin e tyre për video-konferenca brenda automjeteve

Tesla dhe Zoom kanë njoftuar se zyrtarisht po bashkohen për të sjellë video-konferenca brenda automjeteve Tesla.

Gjatë viteve të fundit, Tesla ka investuar shumë në veçori që synojnë të jenë të dobishme për përvojën në makinë kur automjetet e saj bëhen me sistem vetëdrejtues.


Bëhet fjalë për video-lojërat në makinë dhe Tesla Theatre, i cili integron aplikacionet e transmetimit si Netflix dhe Hulu direkt në ekranin qendror të automjeteve Tesla, transmeton Telegrafi.

Derisa sistemi vetëdrejtues të bëhet realitet, gjë që është vonuar disa herë në rastin e Tesla-s, këto veçori përdoren vetëm kur automjetet janë të parkuara, veçanërisht kur karikohen.

Tani Tesla po shkon një hap më tej me aplikacionet vendase në një partneritet të ri me Zoom. Gjatë ngjarjes së tij Zoomtopia dje, aplikacioni i video-konferencave njoftoi një integrim zyrtar me Tesla-n.

Një zëdhënës i Zoom konfirmoi njoftimin:

“Mund të konfirmoj se integrimi Zoom për Tesla do të jetë i disponueshëm së shpejti në të gjitha modelet e reja të Tesla”. /Telegrafi/