LAJMI I FUNDIT:

Tesla bëhet me stacionin e parë solar për mbushjen e veturave elektrike

Tesla bëhet me stacionin e parë solar për mbushjen e veturave elektrike

Prodhuesi i veturave elektrike Tesla, ka njoftuar se ka hapur stacionin e parë për mbushje të veturave elektrike në Kinë, e cila funksionon me panele solare dhe që ka hapësirë për “ruajtjen” e energjisë.

Stacioni për mbushjen e veturave elektrike Lasa, do të prodhojë energji nga rrezet e diellit, ka njoftuar kompania në postimin e saj në rrjetin social Weibo, transmeton Telegrafi.


“Gjatë vitit 2016, Tesla u fut në sektorin e biznesit solar me blerjen e kompanive si SolarCity me seli në Kaliforni që kapi vlerën e 2.6 miliardë dollarëve, duke theksuar që synon të zhvillojë kompaninë e tij në fushën e energjetikës”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Kompania SolarRoof që merret me prodhimin e energjisë elektrike, që duket ngjashëm me sistemin e paneleve mbi kulme, ka “rezervuare” për mbledhjen e energjisë që akumulohet nga panelet solare. /Telegrafi/