Terry: Rinovimi i Rooneyt, lajm i keq për Chelsean

“Mendoj se qëndrimi i Wayne Rooneyt do jetë shtysë për Unitedin dhe do të na e bëjë neve të vështirë. Nga ajo që ka ndodhur, mund të them se United do të shpenzojë edhe në janar por edhe verën e ardhshme”.
“Fakti që klubet nuk kanë blerë, ishte për shkak të krizës financiare, e cila i ka bërë mirë Chelseat. Qëndrimi i Rooneyt është gjë e madhe për ta. Për të gjithë të tjerët jashtë Unitedit ky është lajm i keq, pasi që Rooney është lojtari më i mirë i ri në botë”, u shpreh Terry. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































