LAJMI I FUNDIT:

Teoria konspirative e Khabib: Sulmi i autobusit nga McGregor ishte organizuar nga UFC-ja

Teoria konspirative e Khabib: Sulmi i autobusit nga McGregor ishte organizuar nga UFC-ja
Khabib Nurmagomedov (Photo by Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Khabib Nurmagomedov beson se sulmi i që Conor McGregor kishte bërë ndaj autobusit në muajin prill të këtij viti, ishte organizuar nga UFC-ja.

Ylli nga Dagestani dhe irlandezi i famshëm u ndeshen në Las Vegas (më 7 tetor) në kuadër të UFC 229, me ç’rast triumfoi Khabib duke e mbrojtur titullin në kategorinë e peshave të lehta.


Pas duelit shpërthyen incidente që u shoqëruan me përleshje të dy protagonistëve me ekipet kundërshtare, ndërsa rivaliteti mes tyre ishte rritur sidomos pas sulmit që Conor i kishte bërë autobusit të UFC-së ku ndodhej edhe Nurmagomedov dhe yje tjera, një ditë para UFC 223 në prill të këtij viti.

Asokohe, McGregor u arrestua nga policia amerikane, mirëpo arriti marrëveshje me prokurorët duke shmangur burgun.

Lajmet nga UFC
Lexo po ashtu Lajmet nga UFC

Në ndërkohë, skenat e atij incidenti ishin shfrytëzuar në videon promovuese para meçit të UFC 229 ndërmjet tyre.

Dhe Khabib nuk mendon se ishte një rastësi dhe beson se sulmi ka mundur të jetë i organizuar.

“Më lini t’ju tregoj se si ndodhi gjithçka. Unë kisha një ekip prej 20 burrave. Kishim një autobus të tillë, të marrë me qira për të shkuar në palestër, në konferencat për shtyp, aktivitet tjera mediatike dhe gjërat tjera”.

“Mirëpo, e dini se çfarë është interesant – në atë ditë, nga UFC më thanë se në ditën e mediave duhej të shkoja vet. Prandaj, po udhëtoja me luftëtarët tjerë që duhej të ndesheshin nga këndi i kuq”.

“Edhe unë isha në këndin e kuq, si favorit. Me mua ishte vetëm një person (nga ekipi im) dhe menaxheri im”.

“Dhe nëse i shihni xhirimet mund ta vëreni se autobusi thuajse arrin te dalja dhe pastaj përnjëherë ndalet dhe shkon prapa. Pse?”.

“Nëse shihni se disa njerëz po e sulmojnë autobusin, atëherë duhet të vazhdosh të ecësh dhe të dalësh jashtë (nga parkingu). Por, në vend të kësaj e ndal autobusin dhe shkon prapa. Pse? Për mua janë shumë dyshime”.

Conor McGregor gjatë duelit ndaj Khabib Nurmagomedov (Photo by Harry How/Getty Images/Guliver)

“Nuk e di nëse UFC e ka bërë me qëllim apo jo. Mirëpo, ata filluan ta sulmojnë (autobusin), të thyejnë (dritaret). Ishte një grup prej afro 20 vetash. Brenda (autobusit) kishim tre roja sigurimi”.

“Dhe siç mund ta shihni (në video), kishte roja edhe jashtë që përpiqeshin ta ndalnin Conorin. Sipas mendimit tim, unë jam për 70 për qind se gjithçka ishte e planifikuar”, ka deklaruar Khabib. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori