Njësitet speciale policore në Brazil, kanë vrarë 11 nga 25 plaçkitësit e armatosur, që tentuan të vidhnin një bankë me pesë vetura të blinduara, në një qytet të Sao Paolos.

Të armatosur me armë të gjata dhe pistoleta, të gjitha anëtarët  grupit ishin të veshur me jelekë të pa shpushëm nga plumbi, teksa përpiqeshin të hapnin me eksplozivë bankomatet, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit kanë arritur derisa ata po i instalonin eksplozivët dhe hapën zjarr, derisa ata ende nuk kishin arritur ta aktivizonin.

Derisa tre prej tyre arritën t’i arrestonin, të tjerët ikën me veturat e tyre të modifikuara, ndërsa një veturë mbeti e dëmtuar nga plumbat.

Aksioni është konsideruar si i suksesshëm, meqenëse ka arritur të ndalohet një veprimtari e organizuar kriminale, si dhe të dëmtohet një grup shumë i fuqishëm. /Telegrafi/