LAJMI I FUNDIT:

Tenton t’ia vjedh telefonin të moshuarës, kolumbiania i jep leksion hajnit – me helmetën që e mbante e godet në kokë

Tenton t’ia vjedh telefonin të moshuarës, kolumbiania i jep leksion hajnit – me helmetën që e mbante e godet në kokë

Ky është momenti dramatik kur një grua e moshuar të cilës një i ri tenton t’ia vjedh telefonin, e pëson keq.

Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi, ku kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një i ri zbret nga një motoçikletë dhe mban në kokë helmetën për t’u maskuar, transmeton Telegrafi.


Ai në një moment i afrohet të moshuarës që ishte ulur dhe tenton t’ia merr telefonin nga dora, por ajo i kundërvihet duke ia hequr nga koka helmetën me të cilën e godet disa herë.

Kjo ka bërë që hajni të dorëzohet dhe të largohet nga vendi i ngjarjes duarthatë, duke dështuar keq, por sigurisht se ka marrë një leksion se nuk duhet gjykuar një person nga mosha.

E policia kolumbiane ka bërë të ditur se është në dijeni për ngjarjen, por se deri më tani lidhur me këtë nuk është arrestuar askush. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kalo në kategori