LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të qëllonte me thikë rojën e Ambasadës së Izraelit në Ankara, plagoset agresori

Tentoi të qëllonte me thikë rojën e Ambasadës së Izraelit në Ankara, plagoset agresori

Një person që mbante një thikë në dorë është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur nga oficerë të sigurisë jashtë Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin turk, Ankara.

Sipas zyrtarëve izraelitë, ai ka tentuar të hyjë me forcë në ambasadë. Megjithatë, asnjë nuk ka mbetur i plagosur.


Raportime lokale bëjnë të ditur se stafi i ambasadës u evakuua menjëherë me të nisur ofensiva, duke u strehuar në vende të sigurta.

Gjatë javës së kaluar, një sërë ambasadash në Ankara u mbyllën, për shkak të raportimeve për një sulmi të mundshëm të militantëve islamikë.

Turqia ka rënë pre e një serie sulmesh vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, të ndërmarra kryesisht nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik apo militantët kurdë.

Ndërkohë, sa i përket ngjarjes së sotme, ekspertë të çaktivizimit të bombave shkuan menjëherë në vendngjarje, për shkak aty ndodhej edhe një pako e dyshimtë.

“The Times of Israel” raporton se agresori u përpoq të qëllonte me thikë një prej rojeve të sigurisë, i cili shtiu në ajër si paralajmërim fillimisht, e më pas e qëlloi autorin në këmbë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nahson tha se agresori u plagos në këmbë. “Nuk e dimë nëse ai synonte të sulmonte oficerin e policisë, apo kishte për objektiv vet ambasadën”, deklaroi ai. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori