LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëjetuesen 16-vjeçare, lihet në burg i dyshuari në Tiranë  

Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëjetuesen 16-vjeçare, lihet në burg i dyshuari në Tiranë  
Foto: Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardit Çelën, 25-vjeçarin që së bashku me dy shokët e tij dhunuan dhe tentuan të digjnin një vajzë të mitur 16-vjeçare.

Enea Hoxha dhe 17-vjeçari me iniciale D.M., të cilët ndihmuan Çelën për aktin e rëndë, janë lënë nën masën detyrim paraqitje.


Ardit Çela, bashkë me dy shokët jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje e cila kishte bashkëjetuar më parë me 25-vjeçarin, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë, raporton Tch.

Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish-të dashurës, por kjo e fundit arriti t’i shpëtojë nga duart.