Është arrestuar një 31 vjeçar në Skenderaj pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana ka thënë se të arrestuarit i është sekuestruar një armë, një karikator i zbrazët dhe 8 gëzhoja.

“Sot më datë 04.07.2022 rreth orës 01:30 është raportuar se sa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur. Pas një pune policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja”, ka deklaruar Pllana.

Reklama

I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’./Telegrafi/

Reklama