LAJMI I FUNDIT:

Tensionet në Ukrainë rrisin çmimet e naftës në botë, pritet të tejkaloj 100 dollarë për barrel

Tensionet në Ukrainë rrisin çmimet e naftës në botë, pritet të tejkaloj 100 dollarë për barrel

Çmimet e naftës po rriten nga frika se kriza ushtarake ruse në Ukrainë pritet të prishë zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën.

Çmimet e naftë së papërpunuar Brent arritën nivelin më të lartë të shtatë viteve prej pothuajse 98 dollarë, pasi Rusia njohu rajonet rebele të shkëputura në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura, përcjell Telegrafi.


Sipas analistëve, nëse kriza vazhdon atëherë çmimi i naftës do të tejkalon vlerën prej 100 dollarë për barrel.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë kanë kërcënuar vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Bien bursat botërore mes tensioneve në rritje të kizës ushtarake ruse në Ukrainë
Lexo po ashtu Bien bursat botërore mes tensioneve në rritje të kizës ushtarake ruse në Ukrainë

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar pas Arabisë Saudite dhe gjithashtu është prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Po ashtu, tregjet botërore të aksioneve kanë rënë pas alarmit për rritjen e tensioneve mes ushtarake.

Bursa Dow Jones ka ra me 1.59 për qind, S&P 500 me 1.83 për qind dhe NASDAQ u mbyll me 2.46 për qind. /Telegrafi/