LAJMI I FUNDIT:

Televizioni shtetëror rus pretendon se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”

Televizioni shtetëror rus pretendon se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”

“Operacioni special” i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe “Lufta e Tretë Botërore” ka filluar, ka pohuar një spikere e televizionit shtetëror rus.

Duke folur me shikuesit në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva sugjeroi se Rusia tani po përballet me një situatë ku do t’i duhej të “çmilitarizonte” NATO-n, raporton uebsajti ukrainas i lajmeve “Ukraina World”, shkruan Sky News.


“Ndoshta ka ardhur koha për të pranuar, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar”, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi. “Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është Lufta e Tretë Botërore”.

“Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”.

Ndryshe, reagimi i saj vjen në kohën kur ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendit tani i duheshin armë të rënda për të luftuar efektivisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainën lindore.

Kuleba, duke marrë pjesë në një sesion të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje me përdoruesit e Twitter, tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë nuk po zhvillohen realisht.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden hodhi poshtë raportet se SHBA po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të sistemeve të raketave me rreze të gjatë për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori