LAJMI I FUNDIT:

Telekomi i Kosovës zgjedh ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Zeqir Kiqina

Telekomi i Kosovës zgjedh ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Zeqir Kiqina

Bordi i Përkohshëm i Telekomit njofton se ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në të njejtën mbledhje, deri në publikimin e konkursit për këtë pozitë, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv është caktuar Zeqir Kiqina.


“Ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana ka njoftuar se jep dorëheqje nga kjo pozitë, pa ofruar ndonjë arsyetim konkret ligjor. Andaj duke marrë për bazë faktin se proceduralisht dhe ligjërisht Bordi duhej të vendoste, të njëjtës ia miratoi dorëhqjen duke e liruar nga detyra të cilën e ka ushtruar nga 24 prill 2020”, thuhet në njoftimin e Bordit, përcjell Telegrafi.

Bordi i Përkohshëm i Telekomit sqaron vendimet e marra dhe emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv
Lexo po ashtu Bordi i Përkohshëm i Telekomit sqaron vendimet e marra dhe emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv

Aty thuhet se, “Bordi ka vendosur përkohësisht zëvendësuesit në cilësinë e ushtruesve të detyrave deri në publikimin e konkursit. Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv është caktuar Zeqir Kiqina”. /Telegrafi/