LAJMI I FUNDIT:

Telefoni cingëron në gjysmë të natës: “Më ndihmo” – si mund ta shpëtonte karrierën Arda Turani duke i telefonuar Mino Raiolas

Telefoni cingëron në gjysmë të natës: “Më ndihmo” – si mund ta shpëtonte karrierën Arda Turani duke i telefonuar Mino Raiolas

Arda Turan e përfundoi huazimin dyvjeçar te Basaksehir me shumë skandale, për t’u rikthyer kështu te Bracelona.

The Guardian ka bërë “një bisedë imagjinare” se si do të ishte biseda e tij me agjentin Mino Raiola, në përpjekje për të gjetur klub të ri.

Dënim rekord për Arda Turanin, federata turke e dënon me 16 ndeshje mos lojë
Lexo po ashtu Dënim rekord për Arda Turanin, federata turke e dënon me 16 ndeshje mos lojë

Kur kishte kaluar mesi i një nate, mesfushori turk e kishte telefonuar agjentin italian që ta ndihmonte dhe t’i shpëtonte karrierën.

Raiola ka zbuluar se si Turan e thirri atë me numër të fshehur dhe i kërkoi ndihmë në mes të natës.

“Jam Arda”. Raiolas nuk i bije në mend për të: “Arda, kush?”.

“Çfarë do të thuash? Jam Arda Turan. Shiko, Mino. E di se është vonë, por më duhet ndihma juaj. Jeni njeriu i vetëm që mund ta bësh këtë. Më duhet një klub”.

Barcelona dëshiron të gjej blerës për Arda Turanin
Lexo po ashtu Barcelona dëshiron të gjej blerës për Arda Turanin

Raiola më pas e kupton se është ai dhe e di se sa i dëshpëruar është për një klub të ri dhe e vazhdon bisedën me të.

“Por, ti ke tashmë një klub. Je te Barcelona”, i thotë italiani.

“Nuk do të shkoj më atje”, ia kthen Turan.

“Pasi ata (Barcelona) nuk të duan”.

“Pasi unë nuk i dua ata. Shiko, ti e di si janë gjërat me mua dhe Barcelonën. Ata asnjëherë nuk më ofruan një shans. Më duhet një ndryshim, një start i ri”.

“Në rregull, do të shikojmë”, ka thënë Raiola, duke filluar t’i mbledhë të dhënat e tij.

“Arda Turan. 32-vjeçar. Atletico Madridi, 178 paraqitje, 22 gola, Barcelona, 55 paraqitje, 15 gola. Klubi ku ka luajtur së fundmi, Istanbul Basaksehir, aty ku i është ndërprerë huazimi, pasi i gjuajti me armë në spital. 42 ndeshje, vetëm dy gola”, tregon agjenti italian.

Mino Raiola

“A nuk ështëkjo një rënie në karrierë?”.

“Po e mendon seriozisht këtë gjë”, ia ka kthyer mesfushori turk.

“Po”, Raiola ia kthen. “Dëshiron të bisedosh incidentin me armë?”.

“Jo, nuk dëshiroj”, thotë Turan.

“Mirë, ti ju afrove një këngëtarit në Turqi në një klub nate dhe u përleshe, shkove në spital e gjuajte me armë dhe frikësove gruan e tij, më pas të arrestuar. Storie të ndryshme. Çfarë thua për kohën kur u dënove me 16 ndeshje mos-lojë? T’u reduktuan në dhjetë nga apeli. Pasi godite gjyqtarin. Më pas e kërcënove një gazetar në një ndeshje ndërkombëtare”, ia kthen agjenti.

“Shiko, kam nevojë për një klub në janar. A je ti një agjent apo gjyqtar?”, ia kthen turku.

“Të dyja”, ia kthen Raiola, me një ton të nervozuar. “Të gjitha këto gjëra të testojnë dhe asnjë klub nuk të dëshiron me këtë sjellje”.

Anëtari i Barcelonës, Turan dënohet me dy vite burg për shkak të gjuajtjes me armë në publik
Lexo po ashtu Anëtari i Barcelonës, Turan dënohet me dy vite burg për shkak të gjuajtjes me armë në publik

“Nëse vazhdon kështu, as unë nuk të ndihmoj, një lojtar të rebeluar askush se do. Do të shikojmë këto ditë. Nëse mund të bëjë diçka dhe të gjej një skuadër që është e interesuar për ty edhe pse është e vështirë”, ka zbuluar më tej Mino Raiola.

Agjenti italian më tej ka shtuar se Turan është i dëshpëruar për të gjetur një skuadër të re dhe mund të ndodhë që në këtë afat kalimtar të janarit ai të transferohet në ndonjë ligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori