LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia Blockchain do të ndihmoj të pastrehët në Kore të Jugut

Teknologjia Blockchain do të ndihmoj të pastrehët në Kore të Jugut

Agjencia koreane e Internetit dhe Sigurisë (KISA) dhe Korporata koreane për Financimin e Strehimit (HF) janë duke zhvilluar një sistem të bazuar në teknologjinë Blockchain për ruajtjen e të dhënave të hipotekave dhe kredive, që do të ofrohen shërbime të financimit të strehimit për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Gjithashtu, sistemi do të ofrojë shërbime të vetë-identifikimit në mënyrë që të zgjerojë mbrojtjen e të dhënave të klientëve dhe të modernizojë përvojën e konsumatorit.


Drejtori i HF-së, Jung-Hwan Lee tha se “Ne do të përmirësojmë shërbimet tona në mënyrë që klientët të mund të përdorin lehtësisht produktet në telefon”, përcjell Telegrafi.

Një sërë organizatash edukative, financiare dhe qeveritare kanë filluar të eksplorojnë potencialin e teknologjisë Blockchain për ruajtjen e dokumenteve në mënyrë të sigurt dhe efikase. Në fund të qershorit, një universitet rus njoftoi se do të ruajë shënimet e diplomave duke përdorur këtë teknologji për të përmirësuar qasjen e dokukumentave.

Në mars të këtij viti, banka e madhe polake “PKO Bank Polski” njoftoi partneritetin e saj me kompaninë “Blockchain Coinfirm” për të zhvilluar një sistem të ruajtjes së të dhënave dhe verifikimit për dokumentet bankare. Banka shpreson që masa e re do të ulë kostot, pasi dixhitalizimi i dosjeve të klientëve do të eliminojë nevojën për dokumentacion të shtrenjtë për më shumë se nëntë milionë klientët e saj. /Telegrafi/