"Të vritesh ose të vrasësh”: Publikohen pamjet, policja amerikane tregon momentin kur u sulmua nga luani


Kur një luan malor shpërtheu nga pozicioni i tij nën një rimorkio dhe u nis në drejtim të një policeje të Qarkut Larimer, Colorado - Michelle Ross nuk pati mundësi të bënte asgjë, para se kafsha të sulej drejt krahut të saj të djathtë dhe ta shtrinte atë në tokë.
Dhe kur u gjend në një situatë të tillë, ajo dhe kolegët e saj nuk kishin se çfarë të mendonin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Të vritesh ose të vrasësh”, ka thënë policja për sulmin e së mërkurës.
"Momentin kur mendon se do të vdesësh, ti do të vdesësh. Ajo kafshë e ndau mendjen dhe të donte të më vriste. Ishte pak centimetra nga fyti im".
Në fakt, kur luani e shtriu atë për tokë, ishte një nga kolegët e saj që e goditi kafshën.
Luani iku dhe u qëllua fatalisht pak kohë më vonë nga oficerët e jetës së egër në një shtëpi aty pranë. /Telegrafi/




































