Të shtëna me armë në një aheng familjar në Shtime, nisin hetimet

Një rast i të shtënave me armë është raportuar në një aheng familjar në Shtime, duke bërë që policia të ndërhyjë dhe të nisë hetimet.
Sipas njoftimit, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, zyrtarët policorë kanë kontaktuar personin e dyshuar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë gjatë ahengut.
I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me gas, e cila sipas raportit është sekuestruar nga policia. Në momentin e dorëzimit, arma nuk kishte fishekë.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe po hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27 minuta më parë








































