LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Paris, arrestohet një person (Foto)

Të shtëna armësh në Paris, arrestohet një person (Foto)

Sot rreth orës 13:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në Paris, ku dyshohet që një burrë ishte mbyllur ne apartamentin e tij nga i cili kishte gjuajtur me armë nga dritarja, raportojnë mediat franceze duke cituar burime policore.

Te shtena ne Paris 1


Në këto rrugë të Parisit, aktualisht janë të vendosura forca të shumta policore të cilët ishin alarmuar pas të shtënave, derisa raportohet se se ky burrë menjëherë pas këtij incidenti i është dorëzuar policisë, transmeton Telegrafi.

Te shtena ne Paris 2

Burri i cili kishte qëlluar disa herë me revole nga dritarja, besohet se ishte i dehur. Derisa me të dalë policia në vend të ngjarjes, ai kishte refuzuar fillimisht të dal nga apartamenti i tij.

Te shtena ne Paris 3

Por gazetarët kanë raportuar në Twitter, se ky burrë është arrestuar ku aktualisht po merret në pyetje nga policia.

Përndryshe, kjo rrugë ishte një nga lokacionet që kanë qenë në shënjestër të sulmeve terroriste gjatë nëntorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/