LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë ndaj një zyrtari policor në Prishtinë, i zuri dy persona duke vjedhur në një automjet

Të shtëna me armë ndaj një zyrtari policor në Prishtinë, i zuri dy persona duke vjedhur në një automjet
Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor derisa ishte duke ecur ka hasur dy të dyshuar të panjohur, të cilët kishin qenë duke e vjedhur një automjet.

Në momentin kur personi polici është prezantuar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.


Në njoftim thuhet se zyrtari policor është detyruar të kundërpërgjigjet po ashtu me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:39 në rrugën “Bashkim Fehmiu”, Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar, e as të arrestuar. /Telegrafi/