LAJMI I FUNDIT:

Të rejat nga Arjola Demiri, ku mbeti ‘Çbanja’ rigoroze e serialit “O Sa Mirë”?

Të rejat nga Arjola Demiri, ku mbeti ‘Çbanja’ rigoroze e serialit “O Sa Mirë”?
Foto: Taulant Hajdini

Aktorja e njohur Arjola Demiri arriti që në pak kohë të rrëmbejë vëmendjen e shqiptarëve me paraqitjen e saj në hit serialin “O Sa Mirë”, ku për një kohë të gjatë luajti rolin e vajzës rigoroze nga Tropoja, me emrin “Çbane”.

Mirëpo, ka tash e sa muaj që personazhin shumë të dashur “Çbane” nuk e shohim më në episodet e reja të “O Sa Mirë”, e për krejt këtë ajo ka një shpjegim.

Aktorja Demiri në një intervistë për Telegrafin ka treguar se largimi nga seriali përkon me disa projekte tjera të saj, me të cilat është e angazhuar tash e s kohë.

“Duke qenë mirënjohëse ndaj këtij produksioni që më dhanë mundësinë të jem pranë publikut të mrekullueshëm kosovare si dhe afër diasporës. Jam tërhequr nga seriali “O Sa Mirë” sepse po e shoh të arsyeshme të merrem me disa projekte tjera që i kam përparësi”, tha Arjola Demiri për Telegrafin.

Aktorja Arjola Demiri nuk është më pjesë e kastit të aktorëve të serialit “O Sa Mirë” (Foto: YouTube/O Sa Mirë)

Tutje, ajo tregoi se projektet e saj të radhës kanë tëbanë me televizionin, ngase po e mendon realizimin e një projekti të ri televiziv.

“Kam disa muaj që po mendoj të bëj një emision televiziv dhe po mendohem mirë rreth këtij projekti , gjithashtu kam pas ftesa nga regjisorë të Shqipërisë dhe nga ata kosovarë për bashkëpunime në teatër dhe në film”, është shprehur tutje aktorja Demiri.

E lindur dhe rritur në Tropojë, duket se Kosova për të ka qenë vendi i karrierës, pasi në vazhdimin e bisedës, “Çbanja” tregon se e ka gjetur mjaft mirë veten në jetesën e saj, në Prishtinë.

“Mes Shqipërisë dhe Kosovës kam zgjedhur Kosovën, dhe jam permanent në Prishtinë”, thotë Arjola për Telegrafin.

Aktorja Arjola Demiri ka zhvendosur jetën e saj në Prishtinë, dhe është një nënë e lumtur në krahët e fëmijëve të saj (Foto: Arjola Demiri/Instagram)

Rrjetet sociale janë bërë një përditshmëri e pandashme për të gjithë, e duket se edhe vet aktorja e shpenzon një pjesë të mirë të kohës në to, përderisa është mjaft e ndjekur.

“Rrjetet socjale janë një mjet i shpejtë i komunikimit dhe informimi për ndjekësit , por nuk jam shumë e dhënë. Zakonisht darkave jam më aktive, gjatë ditës më pak”, tregon tutje Arjola.

Muajin e kaluar të gjithë artdashësit e në veçanti aktorët e serialit “O Sa Mirë” janë zgjuar me një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit Art Kurti.

Një lajm të tillë nuk e përjetoi as aktorja tropojane, e cila nga shumë prej aktorëve të kastit, ka qenë ndër koleget më të lidhura me të.

Arjola Demiri dhe kolegu i saj tashmë i ndjerë, Art Kurti (Foto: Arjola Demiri/InstaStory)

Për Telegrafin, Arjola ka treguar se lajmin për ndarjen e tij nga jeta në moshë të hershme e pranoi me shumë vështirësim, dhe si të vërtetë e ka vështirë ta besojë edhe sot.

“Është hera e parë që po shprehem në një intervistë për vdekjen e parakohshme dhe të pa drejte te Artit. E kam marrë vesh po atë mëngjes të zi që Arti kishte ndërruar jetë dhe kam qenë totalisht e shokuar, e hutuar, e pikëlluar pa fund dhe s’kam dashur ta besoj edhe tani e kam të pamundur ta pranoj. Ka qenë një djalë solar i qeshur dhe shumë miqësor që nga fillimi me mua dhe gjithë kolegët e tjerë, një javë përpara vdekjes së tij jemi takuar në teatrin e Gjakovës, në premierën e shokëve tanë dhe ishte si gjithmonë i dashur edhe shumë i sjellshëm. E lamë që do takoheshim edhe për kafe gjatë javës tjetër. Kam ndjerë dhimbje pa fund për ikjen e tij, por realiteti i vendit tonë, mundësitë e mohuara na shtyjnë ta shohim jetën pa ngjyra, pa rrugëdalje, na bëjnë të mendojmë edhe të heqim dorë nga e drejta për të jetuar. Shpresoj të ketë gjetur paqen atje lart Arti”, ka përfunduar Arjola Demiri për Telegrafin.

Duket se aktorja tërheqëse dhe me theks të veçantë, e ka gjetur veten më së miri në profesionin e saj, në të cilin duket të jetë e përkushtuar për të arritur qëllimet e saj, dhe një punë e tillë, e palodhshme, po i rezulton me sukses. /Telegrafi/

Arjola Demiri (Foto” Arjola Demiri/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori