Të premten arrin John Digweed në Prishtinë

Njëri prej DJ-ve më me ndikim në skenën botërore të muzikës elektronike këtë fundjavë do të jetë në Prishtinë. Është John Digweed që do të performojë në festivalin më të gjatë të muzikës elektronike në vendin tonë, përkatësisht në Zone Fest ku pritet të performojnë 24 DJ për 42 orë rresht.
John Digweed tashmë e ka konfirmuar ardhjen e tij në Prishtinë dhe datat 3 dhe 4 qershor, ku ai do të jetë njëri prej emrave të shumtë që do të ngjiten në skenat e festivalit ZoneFest që mbahet në ZoneClub në Zonë Industriale. ZoneFest mbështetet nga WinMusic Freedom.
Bashkë me John Digweed dhe emrave të shumtë të DJ-ve lokal dhe të huaj do të jetë edhe DJ Nikifor nga Maqedonia, për të cilin nuk është hera e parë që performon në Prishtinë.
Nikifor do të jetë ëarm – up DJ në natën kur është paraparë të performojë John Digweed. Nikifor dhe Digweed kanë performuar së bashku edhe në shumë skena tjera të mëdha të muzikës elektronike, duke përfshirë edhe atë të Paradise Club në Mykonos. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Paradise Club është njëri prej klubeve më të mëdha në gjithë botën.
John Digweed është me prejardhje nga Anglia, ku bëri hapat e parë si DJ e më pas depertoi në të gjithë botën si emër dhe si performues.
Ai nuk njihet vetëm si DJ, pasiqë Digweed e ka provuar veten edhe si actor në filmin “Trainspotting” muzika e të cilit është krijuar poashtu nga vetë Digweed. Në vitin 2011, DJ Magazine e ka përzgjedhur John Digweed si DJ numër 1 në botë.




















































