LAJMI I FUNDIT:

Të porsamartuarit festojnë me video-lojëra (Video)

Të porsamartuarit festojnë me video-lojëra (Video)

Në Zibo të Kinës, një çift i sapomartuar nuk kanë festuar duke vallëzuar dhe kënduar, por e kanë kaluar natën me video-lojën e preferuar.

Nuk dihet identiteti i nuses me fustan të bardhë dhe dhëndrit me kostum të zi, që janë ulur para kompjuterëve në një internet kafe, transmeton Telegrafi.


Derisa burri tymosë duhan, gruaja e re që mbanë vellon në kokë, pi birrë dhe vazhdon me lojën elektronike.

Ata nuk duken se komunikojnë me njëri-tjetrin, duke u fokusuar maksimalisht në ekranin e gjerë. /Telegrafi/