LAJMI I FUNDIT:

Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi në mesin e tyre

Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi në mesin e tyre

Policia në Lousville, Kentaki, e ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytet.

Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.


Banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë larg një pjese të East Main, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë e armatosur rëndë duke rrethuar një pronë komerciale në zonë.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Policia e Louisville tha se kur policia iu përgjigj raportit hasi në të shtëna aktive me armë zjarri.

Raportohet se sulmuesi ka vdekur pasi është neutralizuar, sipas policisë.

“Nuk ka më një kërcënim aktiv agresori”, tha Departamenti i Policisë Metropolitane të Louisville, duke njoftuar se më shumë detaje do të jepen në një konferencë.

Agjentët e FBI-s iu janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe po ndihmojnë policinë lokale, tha byroja në Twitter.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beasher tha në Twitter se është nisur drejt vendit ku ndodhën të shtënat.

“Ju kërkoj për të gjithë familjet e prekura, dhe për qytetin e Lousville”, shtoi ai.

Incidenti ndodhi në zonën qendrore të Louisville, afër stadiumit të bejsbollit “Louisville Slugger Field” dhe disa blloqe nga Qendra Ndërkombëtare e Konventave në Kentaki dhe Qendra Muhammad Ali. /Telegrafi/