LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 10 mijë migrantë jetojnë në kushte çnjerëzore në Itali

Të paktën 10 mijë migrantë jetojnë në kushte çnjerëzore në Itali

Të paktën 10 mijë azilkërkues dhe refugjatë në Itali nuk kanë akses ndaj përkujdesjes shtetërore dhe po jetojnë në kushte çnjerëzore, deklaroi sot organizata ”Mjekë pa kufij” (MSF).

Në një raport të saj, MSF-ja tha se kishte studiuar 35 pika pranimi refugjatësh në të gjithë Italinë, përfshirë ish-fabrika dhe magazina stacionesh hekurudhore.


”Gjysma e këtyre pikave nuk kishte energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që një e treta e tyre nuk janë të mbuluar nga shërbimi shëndetësor kombëtar”, thekson MSF-ja.

“Kjo është një popullsi e padukshme, e injoruar apo e toleruar nga institucionet”, tha drejtoresha për Italinë e MSF-së, Loris De Filippi.

MSF-ja shton se Italia nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në zgjerimin e kapaciteteve për pritjen e azilantëve.

Në fund të vitit të kaluar, Italia kishte 110 000 vende për azilkërkuesit, ndërkohë që pranoi 148 000 të tillë.