LAJMI I FUNDIT:

Do të ndodhë një tjetër përmbysje nga Barca apo Juve është i pathyeshëm – formacionet zyrtare

Do të ndodhë një tjetër përmbysje nga Barca apo Juve është i pathyeshëm – formacionet zyrtare

Barcelona është nikoqir i Juventusit për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët janë përpara një misioni shumë të vështirë, duke qenë se kanë humbur me rezultat 3-0 në Torino, ashtu që në Camp Nou duhet të fitojnë me katër gola epërsi, apo së paku ta mbyllin kohën e rregullt me rezultat 3-0 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.


Nëse ka një skuadër që mund ta bëjë përmbysjen, kjo është Barcelona. Vetëm duhet të kujtojmë çfarë i ndodhi Paris Saint-Germainit në Camp Nou. Pasi kishte fituar 4-0 në Parc de Princes, kampioni francez pësoi me rezultat 6-1 dhe u eliminua.

Mirëpo, nuk duhet harruar se këtë radhë ka përballë Juventusin, skuadër që pranon pak gola. Është vështirë që Gigi Buffonit dhe mbrojtësve para tij t’u shënosh aq shumë gola.

Njëherësh, sulmi i rrezikshëm i Bianconerëve po të shënojë një gol, e gjithë situata do të ndryshonte.

Sido që të jetë, pritet të shihet cilat prej taktikave, të Luis Enriques apo të Massimiliano Allegrit do të tregohen të suksesshme në këtë përballje të madhe.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergio Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez, Neymar.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

/Telegrafi/