LAJMI I FUNDIT:

Do të mbaj koncert në Prishtinë, por kush është në të vërtetë Dua Lipa

Do të mbaj koncert në Prishtinë, por kush është në të vërtetë Dua Lipa

Dua Lipa është këngëtare shqiptare, e cila aktualisht jeton dhe vepron në Britani të Madhe.

E lindur në Londër, më 22 gusht të vitit 1995, Dua është rritur nën frymën e muzikës së babait të saj, Dukagjin Lipës, i cili është muzikant.


Si adoleshente, këngëtaret e saja të preferuara ishin Nelly Furtado dhe Pink, duke kaluar kështu në zhanrin e muzikës Hip-Hop dhe Rap.

Mediat serbe, për këngëtaret shqiptare si imazhi më i mirë i Ballkanit: Ato po pushtojnë botën (Foto/Video)
Lexo po ashtu Mediat serbe, për këngëtaret shqiptare si imazhi më i mirë i Ballkanit: Ato po pushtojnë botën (Foto/Video)

Mirëpo, në vitin 2008, familja e saj zhvendoset në Kosovë pas pavarësisë së vendit. Në moshën 15-vjeçare, Dua vendosi të kthehet në Londër dhe jetonte me miqtë e saj.

Dhe kështu ajo filloi të punonte si modele në moshën 16 vjeçare dhe të publikoj në Youtube covers duke kënduar këngët e saj të preferuara.

Dua vëmendjen më të madhe e arriti kur fitoi audicionin për pjesëmarrje në reklamën e ‘X Factor UK’, në vitin 2013.

Më vonë, kur ishte vetëm 19-vjeçare, publikoi këngën e saj të parë ‘New Love’ në vitin 2015.

Fansat anglezë duke kënduar së bashku me Dua Lipën (Video)
Lexo po ashtu Fansat anglezë duke kënduar së bashku me Dua Lipën (Video)

Përmes kësaj kënge, ajo fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit ajo publikoi këngën e dytë ‘ Be the one”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top listës Britanike si artisten më të mirë të re të vitit 2016.

Pas kësaj kohe, Dua Lipa nuk u ndal, dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar ‘Last Dance’, e cila pati një sukses të madh, shkruan Telegrafi.

Dua është njëkohësisht edhe tekstshkruse e pothuajse të gjitha këngëve të saj ku edhe e përshkruan stilin e saj si ‘pop i errët’ .

Pak kohë më parë është publikuar edhe albumi i saj debutues ‘ Hotter than hell’, i cili i prin turit të saj në Britani dhe Evropë.

Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës (Foto)
Lexo po ashtu Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës (Foto)

Dua Lipa, do të jetë e pranishme në Kosovë me datë 9 gusht, ku edhe do të mbaj koncert për të gjithë fansat e saj në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori