LAJMI I FUNDIT:

Do të mbahet seanca e parë e Këshillit për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut

Do të mbahet seanca e parë e Këshillit për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, sot do të mbahet seanca e parë konstitutive e Këshillit për Siguri.

Këshilli për Siguri Kombëtare përbëhet prej nëntë anëtarëve. Përveç shefit të shtetit, në funksion të anëtarëve janë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ajo e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.


Me propozim të presidentit Pendarovski, pjesë e këtij trupi janë edhe profesori dhe ministri i parë i mbrojtjes Trajan Gocevski, profesori i UEJL-së Veton Latifi dhe profesori në Fakultetin Juridik në UKM, Nenad Markoviq.

Këshilli shqyrton çështje në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit dhe jep propozime tek presidenti, Kuvendi dhe Qeveria.

Ky këshill udhëhiqet nga kryetari i shtetit./Telegrafi/