LAJMI I FUNDIT:

Do të martoheshin të premten, e futi në dhe të dielën – Historia e gruas që preku zemrat e të gjithëve (Foto)

Do të martoheshin të premten, e futi në dhe të dielën – Historia e gruas që preku zemrat e të gjithëve (Foto)

Ajo do të martohej të premten, por e futi në dhe të dashurin e saj të dielën. Ai i kishte shprehur dashurinë e tij dhe i kishte kërkuar dorën që të ishte dashuria e jetës së tij.  

Dener Assuncao Braz ishte njëri nga 19 lojtarët e Chapecoenses që u vra në aksidentin e tmerrshëm në Kolumbi.


Amanda Machado ishte e dashura e tij për shtatë vite.

“Kur dëgjova lajmin, zemra ime u ndal dhe bota ime u rrënua. Doja të vdisja bashkë me të, kam tentuar ta vrasë vetën. Unë nuk dua të jetojë pa të”.

Të gjitha lajmet për Chapecoenses mund t'i gjeni këtu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Chapecoenses mund t'i gjeni këtu

“Herën e fundit që ai më ka dërguar një mesazh, ishte para se ai të udhëtonte, por nuk e kam parë. Unë nuk kam pasur tast për t’i thënë lamtumirë, kjo është ajo që dhemb më së shumti”, ka thënë Amanda.

foto-2

Për të mos e kujtuar atë që ndodhi ajo bën shumë gjëra.

Që nga fatkeqësia, të hënën, Amanda ka kërkuar rehati me familje të tjera tek të afërmit e të vdekurve.

Ajo u pa e rënduar emocionalisht të shtunën, ku u sollën shumica e arkivoleve nga Kolumbia.

foto-1

Udhëtoi gjashtë orë me veturë edhe pse ka mundur të vijë me aeroplan. Amanda tha se nuk mund të udhëtojë më me aeroplan pas asaj që ka ndodhur.

Ajo do të ishte gruaja e një lojtari me të ardhme në futbollin profesionist.

“Ai nuk donte kurrë të ishte hero, dëshironte të ishte i respektueshëm. Ishte në një pikë të lartë të karrierës. Goli i tij kundër Sao Paulos në fitoren 2-0 ishte shumë i bukur” .

Tragjedia  që ka prekur të gjithë është ajo e Amandas  që me futbollistin Dener do ta bënin dasmën e tyre të premten.

Ajo tani ka një tatuazh në gishtin e martesës.

foto-3

Amandan e mban në jetë fëmija dy vjeçar që ka me Denerin, i quajtur Bernardo.

“Ai është imazhi i babait të tij, në çdo gjë është i njëjtë. Fizikisht, gjestet e tij, çdo gjë është si e babait të tij”.

foto-4

“Pra, një pjesë e vogël e tij ka mbetur. Unë do të bëjë gjithçka për të rritur atë duke e ditur se babai i tij ishte njeriu më i jashtëzakonshëm”, ka thënë në fund Amanda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori