LAJMI I FUNDIT:

Te Ludogoretsi thonë se duan ta përmbysin rezultatin ndaj Ballkanit

Te Ludogoretsi thonë se duan ta përmbysin rezultatin ndaj Ballkanit

Trajneri i Ludogorets, Ivaylo Petev ka thënë se do të tentojnë të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë me Ballkanin.

Skuadra nga Kosova triumfoi 2-0 në “Fadil Vokrri”, nërsa nesër mbrëma do të synojnë të kalojnë në rrethin e dytë të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.


“Natyrisht se besojmë në ekipin tonë. Duhet të bëjmë shumë për të eliminuar Ballkanin. Po, kemi luajtur ndeshje mediokre, kemi pranuar gola fillestarë. Nuk kemi mundur të shënojmë. Prej fillimit duhet ta kërkojmë fitoren. Duhet të luajmë mençur, jo të jemi kaotik. Besoj në të gjithë lojtarët dhe besoj se do të vazhdojmë”, ka thënë Petev.

Ilir Daja thotë se nuk do të mbrohen ndaj Ludogorestit pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë
Lexo po ashtu Ilir Daja thotë se nuk do të mbrohen ndaj Ludogorestit pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë

“Gjëja më e rëndësishme është përkushtimi i të gjithëve dhe dëshira për sukses. Sa i takon rezultatit, natyrisht që kundërshtari është në pozitë më të mirë”.

“Ne duhet të përmbysim epërsinë prej dy golave. Natyrisht që pres reagim. Duhet të përballemi me presionin që kemi. Nuk do të ketë arsyetime”, ka shtuar trajneri bullgar.

“Duhet të luajmë si ekip ndaj Ballkanit. Kështu kaluam krizën në mars. Secili lojtar është pjesë e rëndësishme e ekipit. Duhet të luftojmë për njëri-tjetrin. Pritjet janë të mëdha. Duhet të bëjmë çdo gjë për ta kaluar kundërshtarin. Varet nga ne”, ka thënë Petev.

Në konferencë është paraqitur edhe kapiteni i Ludogoretsit, Kiril Despodov.

Kuç kërkon më shumë respekt nga lojtarët e Ludogoretsit
Lexo po ashtu Kuç kërkon më shumë respekt nga lojtarët e Ludogoretsit

“Po mendojmë vetëm për fitore dhe për ta eliminuar kundërshtarin. Ka pasur rënie të disponimit pas lojës së dobët në Evropë, por duhet të mendojmë për ndeshjen e dytë pasi kemi një ndeshje të vështirë para nesh”, ka deklaruar Despodov.

“Gjëja më e rëndësishme është të luajmë si ekip dhe të besojmë. Kemi aftësinë e shënimit të më shumë se dy golave”.

“E dimë këtë dhe duhet ta dëshmojmë në ndeshje. Qartë se Ballkani ishte ekip më agresiv se ne. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë ndryshe, duhet të luftojmë. Nuk e di me çfarë taktike do të paraqitet rivali, por nuk duhet të brengosemi”, ka potencuar më tej  kapiteni i Ludogoretsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori