LAJMI I FUNDIT:

Të izoluar, në Teheran

Të izoluar, në Teheran

Dokumentari i mëposhtëm shfaq jetën e një çifti të ri në Iranin e izoluar nga pandemia e koronavirusit.

Xhirimet janë bërë gjatë disa javëve në karantinë. Gjatë kësaj kohe, Sara dhe Mohammad Reza përpiqen të tejkalojnë humbjen e një anëtari të familjes nga Covid-19.


Lajmi për përhapjen e koronavirusit në Teheran, i shtyri ata të shohin botën e jashtme përmes dritareve të banesës. Por, teksa afrohet Vitit të ri persian, kohë kur mblidhen familjet, çifti shpreson se ritualet tradicionale që shënojnë ekuinoksin pranveror do të shënojnë rikthimin e lumturisë në jetët e tyre. /Telegrafi/