LAJMI I FUNDIT:

“Do të ishte sikurse një film” – Boateng i propozon Messit ta nderojë Maradonan duke nënshkruar për Napolin

“Do të ishte sikurse një film” – Boateng i propozon Messit ta nderojë Maradonan duke nënshkruar për Napolin

Sulmuesi i Monzas, Kevin-Prince Boateng, ka thënë se Lionel Messi duhet të transferohet te Napoli për të nderuar legjendën e futbollit dhe heroin e tij, Diego Armando Maradonan.

Legjenda argjentinase Maradona vdiq muajin e kaluar, ndërsa tani stadiumi San Paolo do ta mbajë emrin e tij.


Maradona konsiderohej gjerësisht si lojtari më i mirë i futbollit që ka jetuar ndonjëherë, ndërsa kulmin e tij e arriti në Serie A me Napolin në vitet 1984-1991.

Boateng, i cili kaloi gjashtë muaj me Messin në Barcelonë, fton heroin aktual të Argjentinës për të ndjekur hapat e Maradonës.

“Unë shpesh dëgjoj për krahasimin midis Messit dhe Maradonës dhe prandaj do t’i bëj një propozim Leos”.

“Ai duhet të shkojë në Napoli pasi i skadon kontrata e tij me Barcelonën. Do të ishte mirë nëse ai vetë e thërret De Laurentiisin dhe do të thoshte: “Unë po vij. Edhe nëse e keni vënë në pension fanellën me 10. Unë do të doja të nderoja Maradonën dhe të vija të luaja për një ose dy vjet në Napoli”, pa menduar për paratë, thjesht për zemrën”.

“Ndoshta atëherë ai arrin të fitojë një kampionat dhe do të ishte sikurse një histori filmi”.

“Po të isha ai, do ta mendoja. Deri tani, ai ka fituar gjithçka në nivelin e klubit, mbyllja në një mënyrë legjendare do të ishte e pabesueshme”, ka thënë Boateng për ESPN. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori