“Më mirë që nuk jam ai në fotografi/ Mall do të kisha moshën e Lasgushit/ Dhe revolucionet botërore të njerëzve të mi/ Do të hidhesha prapë nga Ura e Shenjtë/ Të njëjtin gur që e kam edhe tani/ Me të njëjtin emër i Ali Taljanit/ Do e kisha aty mbi urën e mbërthyer në re/ Kokëçarje do i sillja Gjakovës/…”…
Nga: Xhavit Kajtazi
Kur po lexoja për jetën e Albert Kamysë, më saktë për kohën e hershme të tij, për rininë, kur kolegu im jepte edhe shumë emra të shquar të letërsisë botërore që kishin qenë një kohë edhe sportistë të dalluar, sakaq më brofi mendja te shkrimtarët tanë për të pyetur veten: Kemi ne ndonjë emër që do të ketë pasur një jetëshkrim të paktën të ngjashëm me emrat e njohur të letrave të botës … Kishte disa, por mbi të gjitha joshte një i tillë, që, mendoja unë, do t’ua shkonte edhe Kamysë edhe të tjerëve … Thënë shkurt, dëshiroja që të gjeja një personazh që kishe kaluar një jetë të bujshme sportive … E dëshiroja një idhull …
Përpjekjet, pra, nuk mbetën shterpe. E gjeta njeriun e artit të dyfishtë: të sportit dhe të poezisë … Ali Podrimja…
I njohur tashmë gjithandej rruzullit me bëmat e tij. Prore më i mirë në sport. Ishin mbase hapat e rinisë ata që ia përcaktuan udhën e ngadhënjimit edhe në letërsi; kudo ndër të parët, për të mos thënë gjithnjë i pari. Kështu disi, mbase, shprehur figurshëm, bëri emër edhe si poet. Këtë nuk e them vetëm unë. E kanë thënë shumë të tjerë para meje. Unë do ta shprush pjesën më të bukur të artit të tij, e ajo i takon artit të kërcimeve në ujë, me të cilin i solli “kokëçarje” edhe Gjakovës, edhe Kosovës, edhe Arbëneshit të Zarës, edhe Kështjellës së Ulqinit, edhe Shqipërisë !…
Cili pra ishte Ali Podrimja në kohën e adoloshencës? Ose, le ta shpalos ai vetë këtë kaptinë të jetës, që në Kosovën e viteve të pesëdhjeta e këtej është jetë mbi jetë … E rëndë, por e madhërishme, e bukur. Ishte jetë e qenësisë, e gjetjes së atdheut…
Aliu në të satin libër me radhë ka një titull të jashtëzakonshëm, plot vizion, “Fund i gëzuar”, ka vargjet për Lumin, për Drinin e Bardhë, për detin, për Jonin që “nuk i bie as në gju”, për të dëshmuar se është mjeshtër i shprehjes sarkastike dhe i ironisë…
Te ura në Dri të Bardhë
Kërcimet në ujë nga lartësitë e mëdha janë atraksion i veçantë jo vetëm për krijuesin Ali Podrimja, që më vonë do të merret me shkrime, por edhe për popullatën e gjerë jo vetëm të Gjakovës. Të shtunën dhe të dielën pothuaj i tërë qyteti i tij i lindjes, madje edhe Prizreni e qendra të tjera, dyndeshin buzë Drinit të Bardhë, për të shijuar artin e kërcimeve nga Ura e Fshejtë dhe të shkëmbinjve të Kanionit.
Nuk ishin vetëm paraqitjet e Aliut para bashkëqytetarëve të vet që joshnin prore. Aliu kishte mahnitur me kërcimet e tij edhe përgjatë tërë bregdetit të Adriatikut, madje edhe në Shqipëri, ku ka mbetur në kujtesë edhe sot…
Të njohura janë kërcimet e tij nga Ujëvarat e Plitvicës, që vështirë mund ta merrte me mend ndonjë sportist hedhjen nga shkëmbinjtë e thepisur në trajtë kanionesh, që për syrin e shumëkujtë mund të ndillnin edhe lëndimet …
Nga këto kërcime, shpesh, disa nuanca i gjejmë edhe në poezinë e tij. Mbase Aliu nuk mund të harrojë kohën e adoleshencës kur ishte një as i kërcimeve në ujë nga lartësitë marramendëse.
Aliu është ndër të parët që ka kërcyer nga Ura e Fshejtë. Mbi urë ekziston edhe sot guri që mban emrin: “Guri i Ali Taljanit”…
Baladë: Aliun nuk e deshi vdekja! …
Se ishte artist i kërcimeve dëshmoi edhe me titullin e fituar të kampionit të Kosovës në vitin e largët 1958, atëbotë si nxënës i shkollës së mesme, në moshën 17-vjeçare.
Kërcimi i fundit i tij ndodhi edhe në një moshë jo aq të zakontë për një sportist – në vitet e ‘80-ta, për hir të opinionit vendës ishte gjetur para Urës së Fshejtë pas 20 vjetësh. Ndërkohë, mbahej edhe një matine e poetëve të Kosovës, për studentët aksionistë, që punonin në ndërtimin e terrenit përreth Drinit të Bardhë, pra Urës së Fshejtë.
Njëri nga poetët, i cili pati qëlluar atë ditë, kur kishte parë Aliun tek po hedhej nga Ura … pas 20 vjetësh, kishte bërtirur:
“Ma gjeni një letër dhe një laps. Dua ta shkruaj baladën më të re në poezinë shqipe!” …
Aliu ishte hedhur dhe poeti kishte arritur në fletë të hedh vetëm vargun e parë: “Nuk e deshi as vdekja!”…
Mirëpo, zotëriu i lapsit e kishte lexuar para aksionistëve si baladë për një figurë që kishte jetuar dhe vepruar në kohën e Skënderbeut …
Gjyzepe Gjergja: “A mund ta bëj një intervistë me ty?”…
Kërcimet përgjatë Adriatikut kishin mbetur në kujtesë të shumë dashamirëve, por më së shumti të shokëve dhe miqve gjithandej bregdetit …
Në vitet e ‘70-ta, në Arbënesh të Zarës, tek po zhvillonte një bisedë me Gjyzepe Gjergjën, një emër i njohur jo vetëm i sportit zaras, por edhe evropian e botëror, e kishte pyetur për kërcimoren më të lartë nga tri sosh që ishin përgjatë ranishtës …
“Nga atje askush nuk ka kërcyer deri më sot”, i kishte pas thënë Gjergja.
Aliu brofi dhe sakaq u gjend pranë trampolinës duke buzëqeshur. I kishte lutur të tjerët, kureshtarët, të largoheshin nga vendi ku do të bënte mrekullinë e veçantë për zarasit … Gjergja kishte brofur në këmbë për ta lutur prore me këmbëngulësi që të mos kërcente, ngase ishte ajo lartësi marramendëse dhe e rrezikshme … Por, Aliu tashmë ishte hedhur në ajër. Kishin vrapuar të gjithë pas mrekullisë. U gëzuan … Më së shumti ishte gëzuar Gjergja që po e shihte gjallë.
Iu kishte drejtuar Aliut:
“A mund ta bëj një intervistë me ty?”, ndërkohë që Aliu ishte hedhur edhe tri herë të tjera po nga ai vend joshës.
Kështu, plot 15 ditë ranishtja e arbëneshëve ishte përplot duke i përcjellur kërcimet joshëse të një shqiptari që më vonë do t’i lë lamtumirën dhe do t’i përkushtohet letërsisë…
“Buzë Bunës e rrëzë Rozafës, aty diku te Shkodra!” …
Nga udhëtimet e Aliut po i veçoj edhe kërcimet në Sarandë. Nga një lartësi ku sarandasit nuk mund të merrnin me mend se kërcehet, ishte hedhur Aliu. Me të ishte edhe miku i fëmijërisë Gani Bobi. Rreth tyre ishin tubuar i madh e i vogël. Njëri e kishte pyetur se nga ishte Aliu, ndërkohë që iu kishte përgjigjur:
“Nga Gjakova” …
“Po, ku i bjen Gjakova?”, pyeti sërish për të sqaruar më mirë.
Aliu ia shkrepi:
“Buzë Bunës e rrëzë Rozafës, aty diku te Shkodra!”…
Shakanë e tij e kishin kapërdirë si një ironi të njeriut që luftonte të ketë atdhe …
Aliu ka edhe shumë kujtime nga ranishtet e Ulqinit. Madje, edhe nga Kështjella e Vjetër. Me një rast, miku i tij, poeti malazes Jevrem Bërkoviqi se ç’ia kujtonte Aliu albatrosin, e kishte pyetur:
“Qyshkur ti kërcen këtu?” …
Aliu, në gaz, iu kishte përgjigjur:
“Qyshkur e njihja Bindin. Axhë e kisha Balshajn dhe me piratët e mi kisha marrë pjesë në arrestimin e Servantesit!” …
Këtë që e kishte thënë Aliu, nuk do kurrëfarë shpjegimi, apo jo … Çdo gjë është e qartë … E quanin Ali Taljani, por dhe mbret i hapësirës … Nga shkëmbinj, ura, trampolina e ujëvare marramendëse … Tani Aliut e gjithë kjo i bëhet se i ka njëqind vjet dhe se në këtë hapësirë jeton qysh se jeton shqiptari i parë … /Ky shkrim për herë të parë është botuar në të përditshëm “Zëri”, në vitin 2001/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Samuel P. Huntington: Në Kosovë ka mundur shumë lehtë të ndodhë përplasja e civilizimeve…

Në Stamboll, Preng Pasha, Gani dhe Esat Toptani, qisnin pushkë pa nda, deheshin e bënin zhurmë duke e bezdisur edhe Sulltanin

Rok-skena e Jugosllavisë, me notat e UDB-së!

Vepra dhe veprimtaria Kombëtare e Pashko Vasës

Ramiz Alia për vrasjen e “Çaushit” të Rumanisë: Gaboi, zgjodhi rrugën revizioniste!

Miladin Popoviqi pas lajmit për Marrëveshjen e Mukjes: Skipëri etniçka, j... ti majku

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr