LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë thanë se ishte ekzekutuar, por ai është gjallë! (Video)

Të gjithë thanë se ishte ekzekutuar, por ai është gjallë! (Video)

Ish-shefi i shtabit të ushtrisë së Koresë së Veriut, Ri Jong Gil, për të cilin agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut kishte deklaruar se u ekzekutua është i gjallë.

Madje, siç raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në raportimet e medieve koreano-veriore, ai u emërua në disa pozita të reja të larta, transmeton Telegrafi.


Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) ka njoftuar se Ri është në mesin e njerëzve të cilët janë duke fituar pozita të rëndësishme gjatë kongresit të Partisë së Punëtorëve qeverisëse të Koresë në Phenian.

Ai, sipas KCNA, ka fituar tri pozita – u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të partisë në pushtet, anëtar alternativ i Byrosë Politike të Komitetit të fuqishëm dhe anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak të partisë.

E Koreja Jugore, pas analizimit të fotografive dhe incizimeve të kongresit, ka konfirmuar se Ri “është kthyer”.

Ri, i cili konsiderohet si njeriu më i besuar i lideri të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka humbur dy takime të rëndësishme të shtetit në muajin shkurt, kujton AP.

Zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut atëherë patën deklaruar se ai është ekzekutuar nga lideri i Koresë së Veriut nën akuzat për korrupsion dhe shkelje të tjera, raporton AP, transmeton Telegrafi.

Kongresi katër-ditor, i cili u mbajt nga e premtja deri të hënën, ishte takimi i parë i tillë i lartë vendimmarrës i partisë në pushtet, pas më shumë se 35 vjetësh.

Në këtë takim, Kim (33-vjeç) siguroi statusin e liderit suprem dhe të pasardhësit partiak të partisë së themeluar nga gjyshi i tij Kim Il -Sung. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=pNdRmdNyPHA