LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë kundër rritjes së moshë së pensioneve në Maqedoni (Video)

Të gjithë kundër rritjes së moshë së pensioneve në Maqedoni (Video)

Qytetarët nuk duan as të dëgjojnë që të shkojnë në pension më vonë. Sindikatat shprehen se masa e këtillë nuk do ta zgjidh, por do ta përkeqësojë gjendjen në sistemin pensional. Reagimet vijnë pasiqë një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev në Kuvend paralajmëroi se ndoshta do të duhet të bëhet një hap i këtillë jopopullor.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Industrisë, Energjisë dhe Minierave, Pece Risteski në dhjetë vitet e ardhshme nuk ka arsyetim për të prekur pragun për pension, duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë mundësi tjera si arkëtimi më efikas i kontributeve.


Qytetarët të anketuar nga Alsat-M, nuk pajtohen me idenë që të shkojnë më vonë në pension.

Paralajmërimin e kryeministrit Zaev sot e kritikuan edhe nga OBRM-PDUKM-ja. Sipas partisë opozitare, zhvendosja e pragut të pensionimit dhe rritja e kontributeve do të ishte goditje ndaj ekonomisë, punëdhënësve dhe punëtorëve.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shprehen se bashkë me Ministrinë e Financave janë duke përgatitur një plan afatmesëm dhe afatgjatë, me qëllim që Fondi të bëhet i qëndrueshëm dhe i pavarur nga buxheti.

Vrima në Fondin Shtetërorë Pensional vazhdimisht thellohet. Sivjet ajo do të arrijë rreth gjysmë miliard euro, fonde këto që do të sigurohen nga buxheti shtetëror./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori