LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha raportimet e para rreth lëndimit të Messit: Mungesa, trajtimi nga klubi, paniku te tifozët, shqetësimi në fytyrën e argjentinasit

Të gjitha raportimet e para rreth lëndimit të Messit: Mungesa, trajtimi nga klubi, paniku te tifozët, shqetësimi në fytyrën e argjentinasit

Pas katër javëve pa fitore, Barcelona i është kthyer fitoreve në La Liga duke mposhtur Sevillan me rezultat 4-2.

Por, skuadra katalunase ka ‘humbur’ lojtarin e tyre më të mirë, e themi këtë pasi Lionel Messi lëshoi fushën në minutën 26-të, 14 minuta pas golit të tij.


Duke ditur se Barçen e presin dy ndeshje mjaft të vështira në vazhdim, ajo të mërkurën ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe pastaj El Clasico kundër Real Madridit të dielën.

Pasi bëhet fjalë për lojtarin kryesor të Barcelonës, të gjithë tifozët nën ethe dhe emocione dëshirojnë të dinë çdo gjë rreth lëndimit të tij. Ata menjëherë i janë drejtuar mediave (posaçërisht atyre spanjolle) dhe rrjeteve sociale për të shprehur mendimet e tyre.

Më poshtë keni një përmbledhje rreth lëndimit të Messit, që nga momenti i lëndimit deri te mungesa e mundshme:

Lëndimi:

31-vjeçari u lëndua në minutën e 16-të gjatë një dueli me bashkëkombësin e tij, Franco Vazquez.

Argjentinasi gjatë rënies në tokë ka peshuar gjithë trupin e tij në dorën e djathtë dhe kështu lëndoi bërrylin, duke e drejtuar më shumë sa që duhet.

Trajtimi nga Barcelona:

Klubi kataluas për dhjetë minuta e ka trajtuar lojtarin në fushë dhe në fund kërkuan zëvendësimin e tij.

Messi rrugës për të bërë testet e para mjekësore (Foto: Esport3)

Messi menjëherë ka lëshuar stadiumin Camp Nou pasi mjekët e skuadrës kanë kërkuar që lojtari të bëjë ekzaminimet e menjëhershme në qendrën stërvitore të klubit.

Lëndimi në fytyrën e Messit:

Ylli i Barçës thellë në brendësinë e tij e kuptoi që gjërat ishin serioze. Ai posa ra në tokë mbajti me dorë bërrylin duke treguar se dhimbjet ishin të mëdha.

Messi teksa ndjen dhimbje të mëdha në dorën e tij (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mjekët menjëherë mbështjellën me fasha dorën e tij të djathtë, ndërsa jashtë fushë lojtari për disa kohë qëndroi i shtrirë. Se ishte një lëndim serioz e tregonte edhe fytyra e mërzitur e lojtarit.

Mungesa:

Nga raportimet e para në mediat spanjolle (AS dhe Marca) thuhet se lëndimi është më serioz sa që pritej fillimisht. Mundësitë që lojtari të mungojë ndaj Interit dhe Real Madridit janë shumë të mëdha, mungesa për një muaj është ajo që raportohet fillimisht.

Por, duke ditur se klasi dhe magjia e tij në fushë e bën ndeshjen më emocionuese dhe të bukur, të gjithë shpresojnë se lëndimi mos të jetë serioz dhe Leo t’i kthehet sa më shpejtë fushës së blertë.

Përditësim: Barceona njofton edhe zyrtarisht se Messi do të mungojë tri javë. /Telegrafi/

Pamje që mund t’ju interesojnë:

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori