LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e Breonna Taylor

Të famshmit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e Breonna Taylor
Breonna Taylor (Foto: David Dee Delgado/Getty Images)

Dhjetra të famshëm janë duke marrë pjesë në një thirrje për nder të Breonna Taylor.

Jessica Alba, Ruby Rose dhe Viola Davis janë vetëm disa nga yjet që po kërkojnë drejtësi për Taylor nëpër platformat e tyre sociale, pasi tashmë kanë kaluar saktësisht gjashtë muaj që nga vrasja e saj.


Fushata bën thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi të policisë.

Nisma filloi të hënën në rrjetet sociale me yjet që shpërndanë fotografi të tyre me bluza bardh e zi ku shkruhet, “Arrestoni policët që vranë Breonna Taylor”.

Kjo është një partneritet midis Phenomenal, një organizatë e themeluar nga Meena Harris dhe fondacioni Breonna Taylor.

Të gjitha lajmet nga Breonna Tyler
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Breonna Tyler

Bluza po shitet për 45 dollarë në internet dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë nga fondacioni Breonna Taylor, e themeluar nga nëna e viktimës së ndjerë, Tamika Palmer.

Alba postoi një fotografi të vetes me trikon e veshur duke shkruar, “Kanë kaluar 150 ditë që kur Breonna Taylor u vra nga Jonathan Mattingly, Brett Hankison dhe Myles Cosgrove – dhe vrasësit e saj nuk janë akuzuar. Shumë shpesh femrat e zeza që vdesin nga dhuna e policisë harrohen. Le të qëndrojmë me zë të lartë, të mbajmë duke kërkuar drejtësi për Breonna dhe familjen e saj”.

Sipas Phenomenal, më shumë se 70 të famshëm janë bashkuar në fushatën e mediave sociale, duke përfshirë La Anthony, Mandy Moore, Philippy Busy dhe Nikki Reed. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori