Të enjten nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Turqi, tribunat, çmimet dhe pikat e shitjes

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, Kosovë-Turqi, e cila do të luhet më 11 qershor 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje të enjten, më 1 qershor.Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro
Tribunat E1, E5 = 15 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat C1, C5 = 15 Euro
Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro
Biletat mund të blihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:PRISHTINË MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137
SUHAREKË Qendra Zejtare
PRIZREN MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada
DEÇAN GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj
PEJË GECI TOURS, Rruga Eliot Engel
GJILAN RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari
GJAKOVË WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza
FERIZAJ VENERA TOURS, Rruga Dëshmorët e Kombit
MITROVICË DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë
VITI TANAMERA
KLINË EUROTOURS
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është i kompjuterizuar.




















































