LAJMI I FUNDIT:

Të dashurat gjaknxehta i bëjnë meshkujt më të shëndetshëm

Të dashurat gjaknxehta i bëjnë meshkujt më të shëndetshëm

Nëse i dashuri juaj është ankuar se jeni shumë temperamente dhe ju kërkon vazhdimisht të qetësoheni, atëherë më nuk keni nevojë të brengoseni për këtë

Kjo për shkak se një studim i ri ka zbuluar se femrat me personalitete të forta duhet të konsiderohen si perla të vërteta nga partnerët e tyre me fat.

Sipas hulumtimit në fjalë, këto të dashura faktikisht mund të jenë duke ua zvogëluar rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve si diabeti partnerëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Përfitimet e të qenit në disponim të keq

Pasojat negative të pasurit një personalitet të fortë janë të diskutueshme, por sigurisht se ka edhe përfitime. Shkencëtarët faktikisht kanë zbuluar se temperamenti i keq mund të ketë ndikim në çështjet shëndetësore të njerëzve në lidhje, duke u përqendruar kryesisht në potencialin për zhvillimin e diabetit.

Çfarë duhet pasur parasysh?

Një total prej 1,228 njerëzve dhe partnerëve të tyre kanë marrë pjesë në studim. Çiftet janë pyetur për nivelet e kënaqësisë që i ndjejnë në lidhje, sa të lumtur janë me partnerin dhe nëse e shpenzojnë kohën e lirë bashkë. Ata gjithashtu janë pyetur për sa shumë i besojnë njëri-tjetrit dhe sa të hapur janë, e gjithashtu edhe për kërkesat dhe kritikat që ndihen se partnerët ua bëjnë.

Me këta tre tipa të femrës asnjë mashkull nuk dëshiron të krijojë lidhje
Lexo po ashtu Me këta tre tipa të femrës asnjë mashkull nuk dëshiron të krijojë lidhje

Rezultatet kanë dalluar në baza gjinore

Kualiteti i lidhjes dallon varësisht nga gjinia e pjesëmarrësve. Femrat të cilat kishin raportuar për një ambient më pozitiv kishin pasur një rrezik më të reduktuar në zhvillimin e diabetit në të ardhmen. Kjo për shkak se ato janë më të vetëdijshme për mënyrën si ndërveprojnë me partnerët, e kjo pastaj ka efekt të dukshëm në shëndetin metabolik.

Kontrolli është çelësi…

Zbulimet sa i përket meshkujve i kanë befasuar hulumtuesit sepse ka ndodhur e kundërta nga femrat. Meshkujt të cilët kishin qenë në lidhje me një femër e cila kishte pëlqyer të kishte kontroll konstant dhe t’i kritikonte ata apo të bënte kërkesa të shumta, kishin pasur rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit.

Shenjë e inteligjencës

Femrat me temperament të keq zakonisht marrin vendime më të mira sepse janë më të mençura. Gjëja është se ato janë shumë skeptike, e kjo pastaj i bën ato të marrin vendime më të analizuara dhe objektive. Plus, ato dinë ta artikulojnë një mesazh në mënyrë më efektive dhe më të mirë. /Telegrafi/