LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit ukrainas rrëfejnë përjetimet e tyre – përfshirë torturat fizike e psikologjike – si robër lufte në Rusi

Të burgosurit ukrainas rrëfejnë përjetimet e tyre – përfshirë torturat fizike e psikologjike – si robër lufte në Rusi

Një ushtar ukrainas ka duruar nëntë muaj tortura fizike e psikologjike si rob lufte në Rusi, por atij iu dha vetëm tre muaj pushim për rehabilitim përpara se të urdhërohej të kthehej në njësinë e tij.

Ushtari i cili e identifikoi veten si Smiley, u kthye në detyrë me dëshirë.


Por, vetëm kur Smiley iu nënshtrua stërvitjeve intensive luftarake, thellësia e lëndimeve të tij si psikologjike ashtu edhe fizike, filluan të shfaqen.

“Fillova të kem makth”, tha ushtari i cili u diagnostifikua me çrregullim të stresit post-traumatik.

Pra, Ukraina sapo ka filluar të kuptojë efektet e traumave që kanë përjetuar të burgosurit e saj të luftës në Rusi.

Bëhet e ditur se gati 3 mijë të burgosur ukrainas janë liruar nga Rusia gjatë shkëmbimeve të të burgosurve që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Më shumë se 10 mijë të tjerë ende mbeten në paraburgim, shumë prej të cilëve durojnë kushte që Kombet e Bashkuara i përshkruajnë si të tmerrshme.

Sipas kritikëve, programi për rehabilitim i qeverisë ukrainase i cili përfshin katër muaj pushim është i pamjaftueshëm. Kjo pasi traumat e të të burgosurve po rriten me kohën, ndërsa lufta zvarritet, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

E torturat ruse ndaj të burgosurve ukrainas janë dokumentuar mirë edhe nga Kombet e Bashkuara, me ish të burgosur që flasin për rrahjet e pamëshirshme, goditjet elektrike, përdhunimet, dhunën seksuale dhe ekzekutimet e ndryshme.

Shumë të arrestuar kanë raportuar edhe për simptoma si alivanosja shkaku i goditjeve në kokë.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha se rreth 90 për qind e të burgosurve ukrainas i janë nënshtruar torturës, përdhunimit, kërcënimeve për dhunë seksuale ose forma të tjera keqtrajtimi.

Mirëpo, ushtria ruse nuk i është përgjigjur kërkesës për koment mbi akuzat për keqtrajtim të të burgosurve të luftës.

Edhe pse shumica e të burgosurve janë rikthyer në detyrë, një ligj i miratuar së fundmi do t’ua mundësojë atyre të zgjedhin nëse dëshirojnë të kthehen në shërbim ose të lirohen nga detyra.

Gjithashtu, Ukraina tani ka krijuar qendra speciale për trajtimin e ish të burgosurve dhe ka identifikuar rreth 3 mijë viktima të dhunës që mund të shërbejnë si dëshmitarë në gjyq ku pritet të akuzohen individë e zyrtarë rusë për keqtrajtim.

Smiley ishte vetëm 22 vjeç kur u kap nga rusët.

“Motra më bindi të jepja intervistën time të parë. Duhet të tregosh tha ajo. Ndoshta nëse flasim, ndihmojmë në trajtimin e djemve tanë”, tha Smiley.

Një tjetër ushtar 36 vjeçar dha intervistë të gjatë për prokurorët ukrainas, por nuk pranoi të jepte emrin. Ai ishte zënë rob me mijëra ushtarë të tjerë në Mariupol dhe ka kaluar nëntë muaj në robërinë ruse.

Kur u kthye, ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, dhe si shumë të tjerë nga marramendja dhe zhurmat.

“Nuk do alivanosem, por kam vështirësi me shpinën, tronditjet dhe një shtrëngim në zemrën time”, tha ushtari.

Të burgosurit thuhet se u janë nënshtruar rrahjeve brutale të përditshme dhe torturave të ndryshme mendore e fizike gjatë marrjes në pyetje.

“Ata fillojnë me dhunë maksimale. Të thonë se ti po gënjen, nuk po na thua gjithçka. Të vendosin thikën në vesh ose ta presin gishtin”, tregoi ushtari.

Smiley tha se natyra e dhunës së rusëve ushtruar ukrainasve ishte kryesisht seksuale. Siç thekson ukrainasi, njësitë e burgut i godisnin të burgosurit në të gjithë trupin e tyre, duke përfshirë edhe organet gjenitale.

Një tjetër ushtar tha se ai u detyrua të zhvishej dhe t’i duronte goditjet në organin e tij gjenital. Madje, në rrëfimin e tij ai thotë se është kërcënuar edhe me përdhunim.

“Unë mendoj se ata dëshironin të na thenin psikologjikisht e fizikisht në mënyrë që ne të mos dëshironim asgjë tjetër në jetë”, tha ushtari duke treguar se në burg ka pasur edhe ushtarë që e kanë vrarë veten.

Por, me sa duket sprovat për ish të burgosurit nuk përfundojnë edhe pasi të kthehen në shtëpi.

“Gjëja më e vështirë është të kesh shumë njerëz përreth. Të gjithë po ecin rrugës së tyre e ju keni frikë”.

Një nga të burgosurit është edhe Valeria Subotina, oficere dhe ish-gazetare, e cila u kap rob në Azovstal dhe kaloi një vit në burgjet e grave në Rusi.

“Njerëzit ende nuk e kuptojnë se kanë nevojë për kujdes”, tha Subotina.

Ajo u kthye në shërbim tre muaj pas lirimit në prill të vitit 2023, por ka treguar se e ka të vështirë jetën pas lirimit.

“Nuk mund të duroj që dikush të më afrohet nga pas apo të qëndroj pas meje”, shtoi oficerja.

E si rezultat i kësaj, shumë të burgosur më të lehtë e kanë kthimin në vijën e parë të frontit sesa zhvillimin e një jete si civil.

“Ne nuk duam të ndjejmë keqardhje. Ne jemi krenarë që mbijetuam dhe e tejkaluam këtë”, tha Subotina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori