Tayna vazhdon të sjell poza nga pushimet, shfaqet në bikini pranë një veture luksoze


Këngëtarja shqiptare, Tayna, aktualisht është duke punuar në projektin e ri muzikor. Derisa po punon në këngën e re ajo është duke shijuar edhe disa ditë të mira pushimi në një nga bregdetet shqiptare.
Meqë shquhet për linjat e saj trupore, bukuroshja nuk ngurron që t'i ekspozojë para mijëra ndjekësve të saj.
Në llogarinë e saj personale, Instagram, së fundmi ka publikuar dy imazhe atraktive në bikini teksa pozon pranë veturës së saj luksoze.
"Më në fund disa ditë pushim", ka shkruar ajo pranë imazheve.
E fundit këngë e publikuar nga Doruntina Shala është "Kce", projekt ky që u mirëprit nga publiku dhe fansat e saj.
Ajo tashmë ka nisur sezonin veror të koncerteve dhe në çdo mbrëmje mbledh një numër të madh të njerëzve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/06/2019














































