Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Ibizan e Spanjës si destinacion për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të muzikës.


Reperja e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ndau me ta në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi atraktive nga pushimet.

353418399 784003903215261 6008811354477665397 n

Në pozat e publikuara, Tayna shfaqet në formë të mirë trupore, teksa thekson linjat e tonifikuara të trupit në paraqitjen me bikini.

Imazhet përfshijnë disa momente relaksi që reperja e hitit "Columbiana" po shijon në shtetin spanjoll.

353422045 221168020729015 1598245810453677168 n

Këto pushime të qershorit vijnë para një vere të ngjeshur të rap-artistes me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore në trevat shqiptare. /Telegrafi/

353781943 231632183062334 4227441293650605384 n

352826881 995079531649703 1870959674868756501 n Foto: Tayna/Instagram

353601846 9572274566176912 8245452411546571581 n Foto: Tayna/Instagram

tanja Foto: Tayna/Instagram