LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift mban me krenari gjerdanin ’87’ me vlerë mbi 4 mijë dollarë, në lojën e madhe të të dashurit të saj Travis Kelce

Taylor Swift mban me krenari gjerdanin ’87’ me vlerë mbi 4 mijë dollarë, në lojën e madhe të të dashurit të saj Travis Kelce

Taylor Swift tregoi mbështetjen e saj për të dashurin Travis Kelce me një gjerdan ’87’, teksa po shkonte në Super Bowl në Las Vegas të dielën.

Ylli i popit, 34-vjeçare, veshi një gjerdan ari që mbante numrin e fanellës së tij (Travis Kelce), teksa hynte në stadiumin Allegiant së bashku me shoqëruesit e saj.


Bizhuteria kushton mjaft shtrenjtë, gjerdani Stephanie Gottlieb kushton 4250 dollarë (3,934 euro), shkruan DailyMail.

Jo vetëm kaq, por ajo mbante një çantë të vogël në formë topi nga Judith Leiber, të stolisur me numrin e fanellës së tij dhe një xhaketë të kuqe “Kansas City Chiefs”.

Xhaketa kushton 129 dollarë (119 euro), ndërsa çanta kushton 4,495 dollarë (4,160 euro).

Ajo dukej mahnitëse me një bluzë të zezë të stilit korse, me pëlhurë rrjetë dhe xhinse të zeza të çara në kofshë. Bluza me korse është nga Dion Lee dhe shitet për 720 dollarë (666 euro), ndërsa xhinset nga Area kushtojnë 695 dollarë (643 euro).

Taylor mbërriti në stadium së bashku me nënën e saj Andrea Swift, Blake Lively, Ice Spice dhe shoqen dhe stilisten e saj të ngushtë Ashley Avignone. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori