LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift dhe Selena Gomez në luftë?

Taylor Swift dhe Selena Gomez në luftë?

Vitin e kaluar dukej sikur nuk kishte asnjë forcë më të fuqishme në botën e muzikës se skuadra famëkeqe e vajzave të Taylor Swift.

Por pas një viti të çmendur për Taylor, të mbushur me ndarje të shëmtuara dhe zënka publike, duket se disa nga vajzat e grupit po krijojnë distancë nga ish “liderja” e tyre.

Ndoshta largimi më i bujshëm nga skuadra gjatë muajve të fundit është Selena Gomez, dhe arsyeja është padyshim marrëdhënia e saj e re me The Weeknd që filloi këtë janar.

Duke marrë parasysh faktin se artisti kanadez sapo ishte ndarë nga një tjetër pjesëtare e skuadrës, Bella Hadid, vetëm pak muaj më parë, filluan zërat se kjo ishte një shenjë që Gomez po largohej. Pavarësisht se në fillim dukej sikur u mohua diçka e tillë, u bë kohë që nuk shohim më Selenan dhe Taylor së bashku në publik. Veprimet flasin më shumë se fjalët, dhe këto të fundit duket se ishin sa për sy e faqe. Nuk përjashtohet që diçka e tillë mund të hidhet poshtë në vijim, por në këtë pikë duket e vështirë.

Me gjithë dramën që po ndodh, ato që janë ende të përkushtuara dhe 100% pjesë e skuadrës janë Lena Dunham, dy motrat Hadid, Lorde dhe Karlie Kloss, të cilat në rrjetet respektive sociale janë parë përkrah lideres së tyre.

Situata mbetet e komplikuar për Ed Sheeran (i vetmi mashkull pranë skuadrës) dhe Ellie Goulding, ndërsa Zendaya është larguar me kohë, që kur Taylor u pajtua fillimisht me Kanye West, me telefonatën e famshme që më vonë rezultoi se ishte regjistruar nga producenti 38 vjeçar.

Në trend Magazina

Më shumë
Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike që pas zbulimit të diagnozës së kancerit

Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike që pas zbulimit të diagnozës së kancerit

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina

"Tracker" po bëhet seriali më i ndjekur në ShBA: Me 19 milionë shikues për episod, ka thyer rekordin e “Desperate Housewives”

Magazina
Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Magazina
Kalo në kategori