Taulant Xhaka ka shënuar një supergol në duelin ndaj Izraelit.

Dueli që po zhvillohet në Elbasan Arena e pa një dominim të Shqipërisë në minutat e para të pjesës së dytë.

Pas një aksioni të mirë brenda zonës, ishte Taulant Xhaka ai që goditi nga jashtë zona për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Kuq e Zinjve.

Goditja ishte shumë e fuqishme dhe e pandalshme për portierin izraelit.

Ky gol kujton golin e vëllait, Granitit, i cili shënoi një gol të ngjashëm ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018. /Telegrafi/