Reperi kontravers nga Prishtina, Taste2, ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “Pashtet”.

Kënga interesante është publikuar nga reperi në video të Djemt e Abdullahit Production.

Regjistrimi është kryer te Nushi Production, teksa instrumentali është punuar nga Slim the chemist.


“Populli lyp shtet n’ket shtet, pa-shtet – hajnaaa”, është një pjesë e tekstit të kësaj kënge me tematikë sociale. /Telegrafi/