Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës grupore në Grupet A dhe B, tashmë janë përcaktuar dy çiftet e para të 1/8 së finales në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Reklama

Holanda me dy fitore dhe një barazim zuri vendin e parë në Grupin A, e ndjekur nga Senegali që arkëtoi gjashtë pikë nga dy fitore dhe një humbje.

Në Grupin B, si lidere është kualifikuar Anglia, po ashtu me shtatë pikë, nga dy fitore dhe një barazim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën fitore sensacionale ndaj Iranit dhe me pesë pikë të grumbulluara janë skuadra e dytë që kualifikohen nga ky grup.

Reklama

Kështu në 1/8 e finales, vendi i parë i Grupit A (Holanda) do të luajë me vendin e dytë të Grupit B (SHBA), ndërsa vendi i parë në Grupin B (Anglia) do të luajë me vendin e dytë në Grupin A (Senegali). /Telegrafi/

Reklama