LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Takimi Kovaçevski – Mickoski prek drejtpërdrejtë edhe interesin e shqiptarëve, ditët në vijim do të dalim me qëndrim

Taravari: Takimi Kovaçevski – Mickoski prek drejtpërdrejtë edhe interesin e shqiptarëve, ditët në vijim do të dalim me qëndrim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën ka treguar se ditëve në vazhdim do të mbajnë mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën do të sjellin vendim për hapat e mëtejshëm, pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Ai tha se se takimi i fundit i Kovaçevskit me Mickoskin, prek drejtpërdrejt edhe interesin e shqiptarëve.


“Aleanca për Shqiptarët po analizon me kujdes situatën e krijuar dhe deri në fund të javës do të mbajmë mbledhje të Kryesisë së partisë, nga ku do të dalim me qëndrim të dakorduar brenda organeve partiake. Tani për tani, dua të përçoj tre mesazhe: E para, edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të OBRM-PDUKM-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Siç e dimë të gjithë, korniza jonë negociuese e miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen e negociatave me përmbylljen e ndryshime kushtetuese. Pra, njëherë përmbyllja e ndryshimeve kushtetuese, e më pas hapja e negociatave. Andaj, vlerësoj se kushti i opozitës maqedonase për ndryshime kushtetuese suspensive është thjesht i parealizueshëm, sepse ai bie ndesh me kornizën negociuese të BE-së. Ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi më së voni deri në momentin e mbajtjes së Konferencës së dytë ndërqeveritare”.

“E dyta, sa i përket kushtit të OBRM-PDUKM-së për daljen e partive shqiptare nga qeveria, dua të theksoj se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve, e jo llogaritë elektoraliste. Aleanca për Shqiptarët vendosi të hynte në qeveri për hir të procesit, por do të adaptohet varësisht nga rrethanat e reja, qoftë në qeveri apo jashtë saj. Për ne, vetëm përmbyllja e procesit është e rëndësishme dhe do të japim kontributin tonë, pa kushtëzime dhe pa shantazhime”.

“Dhe e treta, ne si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojmë të shtyjmë përpara kërkesën tonë për heqjen e 20 përqindëshit që mohon identitetin shqiptar dhe futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit. Vlerësojmë dhe besoj se tash është momenti që të bëjmë edhe këtë ndryshim!”, tha Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori