Taravari: Partia nuk është një çështje personale, është çështje grupi!
Disa udhëheqës të nëndegëve të LR-PDSH-së në Kumanovë janë dorëhequr nga kjo parti për shkak të, siç thonë ”mosrespektimit të institucionit të shtabit të nëndegës, kuvendit të degës, vullnetit të shumicës së anëtarëve”.
Në lidhje me këto dorëheqje, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari, për të ditur diçka më tepër për këto dorëheqje.
”Duke qënë se të gjithë sytë tashmë janë drejtuar tek LR-PDSH, ndjejmë të nevojshme të sqarojmë të gjithë popullin që na shikon si zgjidhjen e shpresën e të ardhmes se në 4 nëndegë të Kumanoves, dhanë dorëheqjen 4 kryetarët përkatës, për shkak se vizioni i tyre ishte për të qënë kryesues dhe në listat zgjedhore, kjo nuk ndodhi dhe kryetarët u larguan nga pozicionet e tyre. Por natyrisht nëndegët janë aty, e nuk është shkrirë asnjëra prej tyre. Partia nuk është një çështje personale, është çështje grupi. As ata që largohen nuk përjashtohen dhe as nuk bëhen papritur njerëz të këqinj! Jo!Këto janë proçese të natyrshme që ndodhin në një parti të madhe. Ka dy lloj rastesh kur nuk ka mosmarrëveshje për listat zgjedhore, ato janë: Partitë e Vogla dhe Partitë Fashiste. Partitë e vogla nuk i njohin këto faza, sepse mezi gjejnë anëtarë për ti kandiduar për deputetë, kurse te partitë fashiste kanë frikë të marrin frymë pa urdhërin e kupolës, e jo më të guxojnë të thonë ndonjë fjalë. Kurse LR-PDSH-ja falë Zotit është një parti e madhe, me orientim demokratik, dhe ndaj ka dhe mosdakordime, por ndodhin të gjitha brenda ekipit, ekip i cili po merr përmasa të një Kombi të tërë.” tha për Telegrafi Maqedoni, Arben Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?